U kapën në uzinën e Gramshit/ Gjykata lë në burg “blogerët” e dyshuar për spiunazh 

AKTUALITET


Gjykata e Elbasanit ka lënë sot në burg dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që u arrestuan të shtunën nën dyshimet për spiunazh në uzinën Ushtarake në Gramsh.

Mikhail Zorin, Fedir Alpatov dhe Zvetlana Timofeeva janë të arrestuarit në incidentin në uzinën ushtarake.

Gjqytarja e çështjes tha se arrestimi i tyre është i ligjshëm dhe caktoi ndaj tyre “arrest në burg”.

Gjyqtarja Pajtime Fetahu tha në nisje të seancës gjyqësore se janë katër akuza të ngritura nga Prokuroria ndaj tyre: “dhënia e informatave sekrete”, “sigurimi i informatave”, “goditje për shkak të detyrës”, “stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme”.

Por në përfundim të seancës, gjyqtarja bëri me dije se ndaj ruseve te dyshuar per spiunazh jane referuar dy vepra penale.

“Fillimisht prokuroria nisi hetimet për pesë akuza, pas veprimeve të para hetimiore është konkluduar e regjistruar procedim penal vetëm për dy vepra. Të dyshuar për veprat penale “sigurimi i informatave,” kryer në bashkëpunim si dhe “goditje për shkak të detyrës”.



Skip to toolbar