Hetimet për Metën/ Yuri Kim: Të fortët kujtojnë se janë të paprekshëm, askush mbi ligjin! 

Më të fundit


Kërcënimet ndaj Reformës në Drejtësi nuk mund të pranohen si normale në një vend kandidat të BE-së dhe NATO-së.

Kjo është përgjigja e ambasadores amerikane Yuri Kim pas gjuhës së ashpër të Ilir Metës ndaj institucioneve të drejtësisë të cilët po kryejnë hetime në lidhje me të për skandalin për lobim në SHBA me 700,000 mijë USD të padeklaruara.


Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët – dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi në Shqipëri, nuk duhet të pranohen më si “normale”.

Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim ne BE dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm.

Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi.Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, thekson Yuri Kim.




Skip to toolbar