Një shtetas 25 vjeçar i larguar nga banesa që në datë 19 janar është gjetur i pajetë në kryeqytet. I riu u gjet i vetëvarur në liqenin e Farkës ku nga ekzaminimi paraprak, nuk janë evidentuar shenja dhune.
“Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:
Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.