U nxor mbrëmë nga rrënojat, kjo është balerina që humbi jetën në Durrës

AKTUALITET


Gjatë natës është nxjerrë nga rrënojat trupi i pajetë i Evi Kardashit, një vajzë e re q punonte si balerinë në hotelin “Mira Mare” në Durrës, që u shemb totalisht nga tërmeti i së martës.

Ajo mbeti brenda hotelit dhe u gjet pas disa orëve kërkime e vdekur nën rrënoja.

Evi, ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirit” në kryeqytet.  Sipas dëshmitarëve pronari i hotelit ‘Mira Mare’ është hedhur nga dritarja dhe u ka thënë punonjësve që të dilnin menjëherë sepse po rrëzohej e gjithë ndërtesa. Dëshmitarët thotë se brenda në hotel gjatë tërmetit kanë qenë dy balerina dhe banakieri, i cili është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.



Skip to toolbar