U përjashtuan nga kaosi e bilbilat/ Deputetët e PD kërkojnë pezullimin e vendimit

AKTUALITET


TIRANË – Deputetët e PD kërkojnë pezullimin e përjashtimeve nga seancat plenare, vendim i marre nga komisioni i etikes, pas seancës së fundit plenare, ku sërish nuk munguan kaosi e bilbilat.

Përmes një letre drejtuar kryeparlamentares Nikolla, ata kërkojnë mbledhjen e Byrosë së Kuvendit me qëllim, pezullimin e vendimit për deputetët demokratë.


Në shkresë, 6 demokratët e perjashtuar e konsiderojnë vendimin antikushtetues dhe një akt të rëndë ndaj parlamentarizmit në Shqipëri.

Sipas tyre, vendimi është marrë në shkelje të rregullores së Kuvendit, në mungesë transparence si edhe në mungesë të deputetëve akuzues.

Shkresa mban firmën e deputetëve të përjashtuar, përkatësisht: Sorina Koti, Elda Hoti, Greta Bardeli, Lindita Metalia, Oerd Bylykbashi dhe Edmond Spaho.




Skip to toolbar