U përplas nga makina kur ecte me biçikletë, vdes i moshuari

AKTUALITET


Myfit Dengo, i moshuari i cili u përplas të shtunën nga një automjet, pasi ishte duke drejtuar një biçikletë në bulevardin e qytetit nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve. 69- vjeçari ka ndërruar jetë gjatë natës te Spitali i Traumës në Tiranë, aty ku u dërgua me urgjencë për një trajtim të specializuar.

Aksidenti tragjik ndodhi gjatë mbrëmjes së shtunë, kur një automjet tip Benz me targa AA 055 KM përplasi Myfit Dengon. Ndërkohë drejtuesi S.R është i shoqëruar në komisariatin e Lushnjës prej ditës së djeshme.


Janë vetë familjarët të cilët konfirmojnë lajmin se Myfit Dengo ka ndërruar jetë, ndërkohë që policia është ende duke verifikuar shkaqet të cilat çuan në aksidentin fatal për jetën e 69- vjeçarit.




Skip to toolbar