U shemb nga përmbytjet, ushtria në aksion për ndërtimin e urës

AKTUALITET


Forcat xheniere të ushtrisë kanë nisur punën në fshatin Vanë të Delvinës për të rindërtuar urën që u shemb nga përmbytjet vetëm tre ditë më herët, nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.

Shembja e urës ka bllokuar 400 banorët e fshatit të cilët nuk kanë mundësi tjetër që të lëvizin, ndaj dhe ushtria siç shihet edhe nga fotot ka nisur punën menjëherë për të ndërtuar këmbën e urës së shembur.

Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 m, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë.



Skip to toolbar