UEFA ndan grupet para shortit të Champions League, pritet përballje shqiptarësh në fazën kualifikuese

Më të fundit


Me mbarimin e Kampionatit Evropian të futbollit, për të mos thënë 5 ditë para finales së madhe do të rikthehen sërish sfidat e klubeve, ku më 9 korrik ekipet kampione të secilit shtet (që nuk ka një vend të garantuar në Champions League) do të nisin fazën kualifikuese, ku një ndër këto ekipe janë edhe kampionët tanë, të Egnatias.

Shorti për kualifikueset e Champions League do të hidhet ditën e martë dhe pjesë e tij janë edhe shumë ekipe shqiptare si Ballkani, Struga dhe Deçiçi i Tuzit dhe një ditë para shortit, UEFA ka ndarë edhe minigrupet për të lehtësuar proçesin e përzgjedhjes së skuadrave.


Kështu, grupi i parë është ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë gjendet ekipi i Ballkanit, ndërsa në të dytën Egnatia dhe Struga, pra kjo do të thotë se mund të shohim një përballje midis skuadrave shqiptare që në fazën e parë kualifikuese, më saktë një përballje Ballkani-Egnatia, Ballkani-Struga ose Ballkani-Decic. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar