Ukraina përsërit thirrjen për më shumë mbrojtje ajrore

BOTA


Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë furnizime të mbrojtjes ajrore në një takim të Këshillit NATO-Ukrainë pas një serie sulmesh raketore ruse në infrastrukturën kritike.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov kishte informuar partnerët për pasojat e sulmeve dhe u kërkoi atyre që të siguronin më shumë pajisje për t’i bërë ballë sulmeve.


Moska i ka cilësuar sulmet e saj të fundit si pjesë e një serie bastisjesh “hakmarrëse” në përgjigje të sulmeve të Kievit në rajonet ruse.




Skip to toolbar