Ukraina planifikon të furnizojë forcat e saj të armatosura me më shumë se 30,000 dronë sulmues me rreze të gjatë deri në vitin 2025.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa nënvizon se partnerët ndërkombëtarë kanë financuar pjesërisht prodhimin.
“Këta dronë të gjeneratës së re mund të operojnë në mënyrë autonome në distanca të gjata dhe të godasin objektivat e armikut me saktësi të lartë,” tha ministria në një deklaratë për “X”, duke shtuar se partnerët ndërkombëtarë kanë financuar pjesërisht prodhimin./abcnews.al/