Inflacioni në vend ka prekur nivelin më të ulët të regjistruar në 3 vitet e fundit .Të dhënate Instat tregojnë se pavarësiht se gushti është muaji ku turizmi arrin pikun dhe si pasojë edhe konsumi kjo nuk ka ndikuar në shtrenjtim të çmimeve.Indeksi i çmimeve të konsumit rezultoi 2% gjatë muajit gusht nga 2.1% që ishte një muaj më parë.Ndikim më të fortë në këtë situatë ka pasur ulja e çmimeve në grupin transport por edhe në nëngrupet e tjera rritja e çmimeve ka qenë më e vogël.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me më pak se 1 % pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” .Ulja e inflacionit gjatë muajit gusht është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijoj me politikën e uljes së normave të interesit gjatë vjeshtës.Aktualsiht norma bazë e interesit është 3% ndërsa është ndërmarë vetëm një vendim për uljen e normave të interesit. Ulja e normave të interesit ka një impakt të rëndësihëm në këstet e pagesave të kredive në lekë si për qytetarët e bizneset.
Banka e Shqipërisë theksoi në daljen e fundit se Shqipëria tashmë e ka tejkaluar krizën e çmimeve ndërsa niveli i inflacionit mbetet poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%.Sipas Bankës së Shqipërisë rënia e inflacionit ka pasqyruar reduktimin e shpejtë të inflacionit të importuar e ndikuar kjo edhe prej kursit të këmbimit pasi euro prej disa muajsh qëndron në kufijtë e 100 lekëve.