Ulet nafta e benzina, ja çmimet e reja në treg

EKONOMI


Pëson sërish ulje çmimi i karburantit në vend. Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimin e ri për naftën, benzinën, ndërkohë që për gazin tarifa mbetet e njëjtë.

Si ka ndryshuar çmimi
-Çmimi i naftës ishte 238 lekë/litri, bëhet 232 lekë/litri

-Çmimi i Benzinës ishte 218 lekë/litri, bëhet 216 lekë/litri

-Çmimi i gazit ishte 81 lekë /litër dhe sot ngelet i pandryshuar

VENDIMI

Bordi i Transparencës në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.



Skip to toolbar