Përshkallëzimi i tensioneve në Gaza ka rritur çmimet e naftës këtë fillim jave. Nafta e papërpunuar brent arriti të hënën në 83.5 dollarëfuçia, duke u shtrenjtuar me 0.6% nga sesioni imëparshëm.
Kjo u ndikua edhe nga rritja e ccmimeve nga Arabia Saudite, pasi shtrenjtoi naftën në shumicën e rajoneve nisur nga perspektiva e zymtë për njëmarrëveshje armëpushimi në Gaza, duke sinjalizuar kështu edhe pritshmëritë për një kërkesë më të fortë për karburante këtë verë.
“Por e kundërta ka ndodhur në vendin tonë ku çmimi i karburanteve është ulur.Në pikat e tregtimit me pakicë një litër naftë po shitet me 184 lekë nga 189 që ishte më parë. Po ashtu edhe benzina është shitur më lirë.Agjentët e tregut theksojnë se ulja ka ardhur e ndikuar nga dobësimi i dollarit i cili ka variuar nga 94-96 lekë. Nafta në Shqipëri blihet me monedhën amerikane. Dhe një tjetër arsye është edhe fakti se në pavarësiht luhatjeve në tregjet botërore nafta nuk e ka tejkaluar nivelin e 90 dollarëve për fuçi gjatë këtij viti.”
Javën e kaluar, kontratat feature të naftës brent shënuan humbjen e tyre më të madhe javore në tre muaj, me më shumë se 7% pasi investitorët u ndikuan nga të dhënat e dobëta të vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara dhe pesimizmit për ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale.
Ndërkohë, në Kinë që është edhe importuesi më i madh në botë i naftës sëpapërpunuar, aktiviteti ishërbimeve mbeti në një territor jo shumë pozitiv, ndërsa rritja e porosive të reja u përshpejtua duke rritur shpresat për një rimëkëmbje tëqëndrueshme ekonomike.
Megjithatë, analistët e tregut shprehen se me një qetësim të tensioneve gjeopolitike çmimet e naftës pritet të kthehen sërish pranë nivelit të 80 dollarëve për fuçi.