United në garë me Realin për mesfushorin danez

Më të fundit


Manchester United është futur në garë me Real Madrid për të blerë mesfushorin danez, Christian Eriksen.
Janë mediat britanike ato të cilat kanë zbuluar lajmin se veç, Real Madrid, interes për mesfushorin ka shfaqur dhe ekipi i Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri i “djajëve” i ka kërkuar klubit të interesohet për talentin danez, që ka konfirmuar largimin e tij nga Tottenham. Eriksen ka ende edhe një vit kontratë me Spurs, por do të largohet që këtë verë, ndërkohë që pretendentët nuk mungojnë.


Sipas “The Mirror”, skuadra e United e ka vënë në krye të listës së blerjeve mesfushorin danez, pasi e konsideron si të rëndësishëm për skemat e Solskjaer. “Djajtë” synojnë të mbajnë në Premier League lojtarin, duke i bërë një ofertë më të mirë, çka mund të ndryshojë fatin e Eriksen.




Skip to toolbar