Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kontrollojnë pjesën më të madhe të Vovchansk, i cili ndodhet në veri të rajonit të Kharkiv. Pjesa tjetër e qytetit është nën kontrollin e zjarrit të ushtrisë ukrainase.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Grupit të Forcave Operacionale dhe Strategjike “Khortytsia” Nazar Voloshyn në TV ukrainas.
“Pjesa më e madhe e qytetit është nën kontrollin e Forcave të Mbrojtjes, të cilat e mbajnë armikun nën kontrollin e zjarrit, duke u shkaktuar atyre humbje maksimale. Ne po përpiqemi të ecim përpara për të çliruar të gjitha territoret tona”, tha Voloshin./abcnews.al