Vajza 6 javëshe, e kryeministrit britanik infektohet me Covid

BOTA


Frikë në shtëpinë e kryeministrit britanik, Boris Johnson, pasi vajza e tij 6-javëshe, Romy është infektuar me COVID.

“Vajza e vogël, e cila është vetëm gjashtë javëshe, u godit “shumë keq” nga virusi, por tani ajo është “në rrugë të mbarë”, të rimëkëmbjes”, – shkruajnë mediat britanike.

DoWning Street njoftoi javën e kaluar se një anëtar i familjes së tij kishte rezultuar pozitiv me virusin. Nuk thuhej se kush ishte i afërmi, por mësohet se është vajza e tij Romy. Një burim tha se ajo kishte vuajtur nga virusi shumë keq por tani ishte duke u shëruar.

Johnson nuk u shfaq në publik për disa ditë pas njoftimit të javës së kaluar, duke u rishfaqur vetëm të martën kur dha një intervistë për Sky NeWs në lidhje me zbulimet e ‘Partygate’ që përfshiu Qeverinë. Ai u shfaq emocional dhe i dëshpëruar.



Skip to toolbar