Vajza me sëmundja të rrallë, Rama: U dërgua në spital të specializuar

AKTUALITET


Adoleshentja 15 vjeçe nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, tashmë do të kurohet në një spital publik në Turqi, me shpenzime që do të paguhen të gjitha nga qeveria. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15-vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë. Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të. Uroj me gjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë”, shkruan Rama.

Elona Kuburja preku zemrat e shumë shqiptarëve, pas apelit për ndihmë që bëri ajo dhe familja e saj. Elona që ka lindur me një sëmundje të rrallë me të cilën janë të raportuara vetëm 250 raste në botë, nuk kishte mundësi financiare për kurimin jashtë vendit, pasi në Shqipëri për rastin e saj nuk mund të bëhej më asgjë. Familja u nis në një spital privat në Turqi, por me ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, u bë i mundur që sot ajo të kalojë në një spital publik në Stamboll, me të cilin qeveria shqiptare ka marrëveshje për të mbuluar shpenzimet. Edhe në rast se vajza do të kurohej në spital privat, kryeministri Edi Rama tha se të gjithë shpenzimet për ndërhyrjen dhe kurimin, do t’i merrte përsipër qeveria shqiptare.

Familja e Elona Kubures bëri apel që shqiptarët dhe shteti t’i ndihmonin pasi shpenzimet për kurimin shkonin në të paktën 30 mijë euro, që për ta ishin të papërballueshme. Me ndihmën e të afërmve ata mundën të mbledhin vetëm 15 mijë euro, vlerë që shkoi për udhëtimin nga Tiranë me avion për në Stamboll në kushtet e përshtatshme për vajzën e sëmurë që prej një jave ishte e shtruar në QSUT. Tashmë familja e saj nuk do të ketë më shpenzime, pasi kurimi i Elonës do të bëhet në spital publik në Turqi. Vajza nga Fushë-Kruja është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë.

Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 21. August 2019


Skip to toolbar