Vakancat, KLGJ emëron 10 gjyqtarë të rinj në rrethe

AKTUALITET


Afro 2 vite nga vakumi i krijuar me futjen në sistem të gjyqtarëve të rinjtë të dalë nga shkolla e magjistraturës, këshilli i lartë gjyqësor emëron 10 gjyqtarët e parë. Sipas KLGJ-së, këta gjyqtarë do të plotësojnë situatën emergjente të krijuar në disa gjykata rrethi ku për shkak të dorëheqjeve, largimit nga vettingu apo daljes në pension të togave të zeza janë krijuar pamundësi të formimit të trupave gjykuese.

Magjistratët janë caktuar të shërbejnë nga Tropoja, Puka, Dibra, Shkodra,  Kukësi, Lushnja, Saranda, Kurbini, Korça e Gjirokastra. Pas futjes në sistem, magjistratët do t’i nënshtrohen procesit të vettingut, i cili do të caktohet me short nga KPK për secilin prej tyre.

Ndërsa ata kanë kryer stazhin e paguar deri në këtë periudhë pas përfundimit të magjistraturës, prej 19 korrikut 2019 ata paguhen me pagën e plotë të gjyqtarit.

Gjyqtarët e emëruar nga KLGJ

Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Afërdita Caco

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, Ardit Kuka

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Suela Dashi

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, Ervin Sulaj

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, Merita Karaj

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Olti Skrame

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Lorena Çabej

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, Amarilda Sulaj

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Suela Xhani

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, Enkeleda Dalipi

“Caktimi në pozicion i 10 gjyqtarëve të rinj mbart një rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor, ai mundëson rifunksionalizimin e disa gjykatave të vogla të cilat kanë probleme me organikat e tyre, duke plotësuar vakancat e krijuara për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve nga procesi i vettingut, dorëheqjeve apo daljeve në pension të gjyqtarëve”, deklaroi KLGJ në vendimin e saj. Me këtë vendimmarrje, KLGJ synon të ulë stokun e çështjeve në 10 gjykata, duke garantuar efikasitetin e këtyre gjykatave dhe garantuar aksesin e pandërprerë të qytetarëve në drejtësi në 10 rrethe gjyqësore.



Skip to toolbar