“Reshat Arbana kërkon teatër të ri”, Rama: Aktor i gjeneratës së yjeve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një tjetër artisti që është pro prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re. Bëhet fjalë për aktorin Reshat Arbana, i cili shprehet se duhet të bëhet një teatër i mirë, që të ngacmojë spektatorin në zemër.

Rama e ka quajtur Arbanën si aktor të gjeneratës së yjeve, në një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist.


“Njëri ndër idhujt e publikut shqiptar, aktor i gjeneratës së yjeve të një kohe kur mjeshtëria artistike i jepte kuptim kornizës së absurdit socrealist, Reshat Arbana i përket historisë së skenës e të ekranit. Por raportin me vlerat e historisë dhe respektin mjeshtërit e skenës, ai nuk e sheh aspak të lidhur me muret prej tallashi të karakatinës së sotme të Teatrit Kombëtar. Përkundrazi, njësoj si të tërë artistët e vërtetë të skenës, aktori i madh mbështet prej shumë kohësh ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, në hapësirën ku i vjetri e ka kryer e humbur përfundimisht funksionin e tij”, shkruan Rama.

Ndërsa vetë Arbana, sipas Ramës, ka dhënë mendimin e tij mbi teatrin, duke u shprehur se duhet një teatër i ri. “Të bëhet një teatër i mirë dhe t’i lëmë ata aktorë të ushqejnë me emocione popullin. Të shohim teatër që të ngacmojë spektatorin në zemër”, citon Rama fjalët e aktorit të madh.




Skip to toolbar