Varianti i ri i Covid-19/ Paralajmërimi i ekspertëve: Kujdes! ‘Pirola’ përhapet shpejt

BOTA


Një variant i ri i Covid-19 është duke shqetësuar ekspertët. Pirola është një mutacion i Omicron-it që shpërtheu në vitin 2021 duke shkaktuar një rritje të rasteve dhe vdekjeve me Covid. “Kur Omicron goditi në dimrin e vitit 2021 pati një rritje të rasteve me Covid-19, sepse ishte ndryshe nga varianti Delta dhe shmangte imunitetin e shkaktuar si nga infektimi natyral dhe vaksinimi”, tha specialisti Scott Roberts për buletinin “Yale Medicine” sipas New York Post.

Në buletin theksohet se ka disa arsye për t’u shqetësuar me versionin e ri të koronavirusit pasi “ka më shumë se 30 mutacione në proteinën e saj”, duke iu referuar proteinave në sipërfaqe të virusit që e lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e njerëzve. “Këto lëvizje masive të cilat i kemi parë edhe nga Delta tek Omicron janë shqetësuese”,- tha Roberts.

Tre pyetjet që përballen ekspertët tashmë janë, se sa e transmetueshme është “Pirola”, a do ta kalojë imunitetin e krijuar dhe sa vdekjeprurës është. “Askush nuk e di për momentin, por po bëhen studime”,– tha Roberts. Varianti “Pirola” u zbulua fillimisht në Izrael. Më vonë u pikas edhe në Kanada, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Afrikë e Jugut, Suedi, Norvegji, Zvicër dhe Tajlandë. 



Skip to toolbar