Vjosa Osmani në Tiranë më 4-5 shtator/ Presidenca nxjerr detajet nga agjenda

KOSOVA


Në 4 shtator Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vjen në një vizitë dy ditore në Tiranë me ftesë të Presidenti Bajram Begaj. Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore nga presideni Bajram Begaj.

Vjosa Osmani në Tiranë më 4-5 shtator/ Presidenca nxjerr detajet nga agjendaPërmes një njoftimi për shtyp presidenca ka sjellë detaje të agjendës së kësaj vizite, që do të nisë me një ceremoni zyrtare mirëseardhje në Institucionin e Presidencës.

Vjosa Osmani në Tiranë më 4-5 shtator/ Presidenca nxjerr detajet nga agjenda“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani. Më poshtë gjeni disa nga detajet  e programit në Institucionin e Presidentit të Republikës, të kësaj vizite, e cila zhvillohet në një moment të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe për rajonin.

Agjenda 04 shtator 2023

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

-Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

-11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

-Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë”, njofton presidenca.

Kjo është vizita e parë që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë dhe refuzimit që Albin Kurti i bëri Edi Ramës në takimin informal me liderët e rajonit dhe pak ditë pas takimit në Greqi ku Begaj mungoi.



Skip to toolbar