Vasili, për dekretin e ish-kryetarit të tij: Ishte pro atdheut

Më të fundit


Zëvendëskryetari i LSI, Petrit Vasili nuk i ka kursyer lëvdatat për ish-kreun e partisë së tij, Ilir Meta, teksa ka cilësuar vendimin për anulimin e 30 qershorit se ishte pro atdheut. Madje, Vasili e cilëson vendimin e Presidentit Meta si përgjigjja më e fortë kundër përçarjes kombëtare, ndërkohë që deri tani ky dekret i ka ardhur në ndihmë vetëm opozitës dhe është kundërshtuar nga mazhoranca, që shprehet e vendosur se zgjedhjet do të realizohen me 30 qershor dhe ka paralajmëruar Metën për një shkarkim të mundshëm.

Gjithsesi, për LSI dekreti i Metës ishte dekreti më patriotik që është firmosur ndonjëherë. “Dekreti ishte pikërisht asgjësimi i projektit të monizmit dhe përçarjes kombëtare rilindase. Ishte dhe do të mbetet shumë gjatë në memorie si dekreti më patriotik dhe pro atdhe, i firmosur ndonjëherë”, deklaroi Vasili në një reagim në Facebook.

Dekret pro atdheut dhe kunder monizmit dhe percarjes kombetare!!Dekreti per shtyrjen e zgjedhjeve ishte refuzimi…

Gepostet von Petrit Vasili am Sonntag, 9. Juni 2019


Skip to toolbar