Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ishte pjesë e homazheve të zhvilluara në Vatik në nder të Papa Françeskut. Krah delegacionit shqiptar Bujar Spahiu ndoqi nga afër ceremoninë solmene që bashkoi përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe krerët e komuniteteve fetare nëpër botë.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ai thotë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të vendit tonë përbën një dëshmi të gjallë të bashkëjetesës së vyer ndërfetare që e karakterizon shoqërinë shqiptare.
Postimi i plotë:
“Pata nderin të marr pjesë në homazhet zyrtare të zhvilluara në Vatikan në nder të Papa Françeskut, në një ceremoni solemne që bashkoi përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe krerët e komuniteteve fetare nga e gjithë bota.Delegacioni shqiptarë ishte i përbërë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, si dhe krerët e komuniteteve fetare në vend.
Delegacioni u shoqërua gjithashtu edhe nga Kardinali shqiptar, Ernest Simoni Troshani.Pjesëmarrja jonë përbën një dëshmi të gjallë të bashkëjetesës së vyer ndërfetare që e karakterizon shoqërinë shqiptare dhe një shembull i fuqishëm i unitetit përtej dallimeve.
“Le të ndërtojmë ura dhe jo mure”,- thoshte Papa Françesku.Lutemi që mesazhi i dashurisë dhe paqes që përçoi Papa Françesku gjatë gjithë shërbesës së tij, të vazhdojë edhe nga udhëheqësi e re e Vatikanit.
Pjesëmarrja jonë, të gjithë bashkë, në homazhet për Papa Françeskun, me të cilin kam patur nderin të bisedoj gjatë me të në një audiencë private, shërben si një dëshmi e vlerësimit të lartë ndaj figurave që kontribuojnë për paqen, dialogun dhe mirëkuptimin mes popujve dhe besimeve. Dhe Papa Françesku ishte një i tillë”, ka shkruar kreu i KMSH-së.