Mbi 2 ton që tre shqiptarë të moshës 60, 33 dhe 29 vjeç dhe një 52-vjeçar grek tentuan të kontrabandonin nga Shqipëria.
60-vjeçari ka transportuar me një kamion 200 shishe me freon, me të cilin kishte kaluar ilegalisht në territorin grek mëngjesin e së enjtes, përmes një kalimi të pambrojtur të kufirit greko-shqiptar.
Në zonën e Follorinës e prisnin një 52-vjeçar dhe një 33-vjeçar, të cilët po vëzhgonin zonën me makinë dhe 29-vjeçari, i cili ishte në këmbë.
Megjithatë, ata janë pikasur nga efektivët e rojeve kufitare të Kapshticës, të cilët kanë kontrolluar kamionin dhe kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit nuk kishte dokumente importi dhe zhdoganimi për ngarkesën.
Kështu e arrestuan bashkë me tre të tjerët dhe i çuan në Prokurorinë e Plimmeliodiki Kastoria të akuzuar për shkelje të Kodit Doganor ndërsa shishet e freonit, kamioni dhe vetura janë konfiskuar së bashku me 7 telefona celularë.
Paraditen e së mërkurës, një tjetër shqiptar që ishte kapur në kufi është arrestuar në zonën e Follorinës
201 shishe me freon me peshë mbi 2.5 ton U sekuestruan, pa dokumentet e kërkuara dhe të transportuara me kamion, me qëllim që të kanalizohej në tregun grek.