Vdekja e 22-vjeçares keniane, lihen të lirë 6 personat e shoqëruar në polici

AKTUALITET


Policia ka lënë të lirë gjashtë të shoqëruarit që kanë dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko.

Pas dëshmisë u lanë të lirë shoferi i kazinosë Rodin Barçi si edhe disa shokë të tij.


Barçi e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej në gjendje të rëndë.

Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për faktin se një nga dëshmitë e të afërmve, konkretisht të shoqes së 22 vjeçares, theksohet se kanë pasur një lidhje intime. Ky fakt nuk është mohuar nga shoferi i kazinosë por ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

Si ndodhi ngjarja?

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar. 22-vjeçarja u largua nga Shqipëria më 25 janar të këtij viti, drejt vendlindjes për t’u mjekuar në spitalin Kenyatta, në Kenia. Joy u largua nga spitali i Traumës në gjysmë koma, e pavetëdijshme dhe ndërroi jetë në Kenia.




Skip to toolbar