Vdekja e rusëve, shtohen dyshimet: Kryefamiljari ishte ish-Gjeneral ushtrie

AKTUALITET


Familja ruse që u gjet e vdekur në pishinën e një hotelit luksoz në Qerret, kishte pasion udhëtimet dhe kjo shihet edhe nga fotot e vendeve që ato kishin vizituar.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Ekatrina, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin ndër familjet e pasura ruse.

Sergei mësohet se ka qenë një ish-gjeneral i Ushtrisë ruse.

Vajza Ekatrina ishte menaxhere pronash, ndërsa i biri Aleksandër, i vetmi i mbetur i gjallë nga familja, i cili jeton në Moskë, është përfaqësues i një kompanie medicinale.

Sipas burimeve të A2 CNN, ish-puna e burrit si gjeneral ushtrie ka shtuar dyshimet se turistët mund të jenë helmuar nga agjentë biologjikë, ndërsa një tjetër pistë është ajo e asfiksimit nga rrjedhja e gazit, por nëse do të ishte kjo e fundit, hidhen dyshime se do të ishte dallluar ose do të kishte ndikuar edhe personelin e hotelit.

Teksa hetimet janë duke vijuar në lidhje me vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë, Prokuroria e ka regjistruar këtë çështje për veprën penale të vrasjes.

Trupat e familjes do të tërhiqen në morgun e Tiranës, nga i biri Alexandër.

Katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel në Qerret dyshohet se janë helmuar dhe prokuroria e Kavajës ka nisur hetime për vrasje.

Nga ana tjetër mjeksia ligjore përjashton të ketë shenja dhune në trupin e viktimave dhe burime thonë se ekspertët janë në pritje të analizave toksikologjike.

Megjithatë, vdekja e turistëve që fillimisht u tha se u gjetën në sauna dhe më tej në pishinën dimërore, mbetet ende mister.

Ndërkohë, Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë (TFR), Alexander Bastrykin është duke pritur për informacion të detajuar në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë, njoftoi të hënën faqja e internetit e agjencisë.

“Rusët erdhën në hotel nga Maqedonia e Veriut dhe kërkuan që të përgatisnin një pishinë për ta, të cilën ata donin ta vizitonin pas saunës. Mediat raportuan se klori në pishinën e hotelit mund të kishte vrarë rusët. Një punonjës mund të kishte përdorur shumë klor, që çoi në vdekjen e njerëzve”, lexohet në njoftimin për shtyp.

Katër turistët rus u gjetën të vdekur pak ditë më parë brenda pishinës dimërore në hotelin me 5 yje “Gloria” në Qerret të Kavajës.

Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.



Skip to toolbar