39 emigrantët e gjetur të vdekur në një kamion në Essex të Anglisë kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. Dailymail shkruan se 39 emigrantët e vdekur udhëtuan mbi 15 orë brenda në kamion në temperaturë -25 gradë dhe fundi i tyre ishte i tmerrshëm.
38 të rinj dhe një adoleshent kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.
Ata hipën në kamionin e drejtuar nga Mo Robinson, 25 vjeç, që tashmë është i arrestuar me dyshimin për vrasje. Në fund të rrugës të gjithë u gjetën të vdekur brenda kamionit.
Thirrjet e tyre për ndihmë nuk u dëgjuan dot nga askush, as nga shoferi.
Policia e Essex ka filluar një hetim për vrasje, ndërsa po punon për të zbuluar se nga cili vend janë emigrantët.
Kontejneri u nis me anije nga porti belg Zeebrugge,
dhe lundroi më shumë se 10 orë derisa mbërriti në portin e Essex, derisa u gjet
rreth orës 12.30 të ditës së mërkurë.
Policia ka marrë në pyetje shoferin e kamionit
25 vjeçarin Mo Robinson për të zbuluar nëse ai kishte dijeni për emigrantët
brenda në kontejner dhe për të zbardhur më tej rreth ngjarjes së rëndë.