Vdekje horror, 39 emigrantët udhëtuan 15 orë në -25 gradë

AKTUALITET


39 emigrantët e gjetur të vdekur në një kamion në Essex të Anglisë kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. Dailymail shkruan se 39 emigrantët e vdekur udhëtuan mbi 15 orë brenda në kamion në temperaturë -25 gradë dhe fundi i tyre ishte i tmerrshëm.

38 të rinj dhe një adoleshent kishin si destinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.


Ata hipën në kamionin e drejtuar nga Mo Robinson, 25 vjeç, që tashmë është i arrestuar me dyshimin për vrasje. Në fund të rrugës të gjithë u gjetën të vdekur brenda kamionit.

Thirrjet e tyre për ndihmë nuk u dëgjuan dot nga askush, as nga shoferi.

Policia e Essex ka filluar një hetim për vrasje, ndërsa po punon për të zbuluar se nga cili vend janë emigrantët.

Shoferi i kamionit Mo Robinson

Kontejneri u nis me anije nga porti belg Zeebrugge, dhe lundroi më shumë se 10 orë derisa mbërriti në portin e Essex, derisa u gjet rreth orës 12.30 të ditës së mërkurë.

Policia ka marrë në pyetje shoferin e kamionit 25 vjeçarin Mo Robinson për të zbuluar nëse ai kishte dijeni për emigrantët brenda në kontejner dhe për të zbardhur më tej rreth ngjarjes së rëndë.




Skip to toolbar