Pas vendimit të gjykatës, që e dënon Jorida Tabakun për shpifje ndaj Erion Veliaj, ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri i vendit.
Edi Rama shkruan në Twitter se ish-deputetja e PD njësoj si shokët e saj, vijon të shpifë pa prova.
Ai shprehet se Partia Demokratike është një shoqatë shpifësish që nuk ka kurrë prova për ato që thotë, por u shmanget gjyqeve.
“Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET!
Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi” – shkruan Rama teksa poston fjalët e më poshtme: