Shtimi i rasteve, Rama shpalos vendimin: Nuk do të lejojmë më asnjë protestë! Nëse vijon kështu situata, mund të mbyllemi sërish

CORONAVIRUS


E kishim të qartë se hapja totale do të sillte rrezik të madh. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama duke iu referuar shtimit të rasteve me COVID-19 në Shqipëri.

Duke komentuar situatën, ai tha se me protestat dhe tubimet që u mbajtën gjatë qershorit, organizatorët u dha një shembull i keq.


Rama shtoi se hapja solli “harresën”. Fati i kësaj lufte, tha ai, vendoset nga qytetarët dhe jo nga mjekët.

“Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese. Por nëse vijon kështu situata, do të na duhet të mbyllemi sërisht. Por jam i bindur se jemi ende në kohë” – tha Rama duke kërkuar solidaritet dhe mirëkuptim nga qytetarët.

Ai deklaroi se protestat dhe grumbullimet do të ndalohen kategorikisht dhe në rast të thyerjes së urdhrit, policia do të ndërhyjë sipas ligjit.l

“Nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik. Policia e shtetit do të bëjë detyrën. Kush nuk respekton grumbullimet sipas protokolleve të sigurisë, me numrin e caktuar të personave, do të ndëshkohet” – tha Kryeministri.

Shefi i qeverisë shtoi se bizneset që nuk respektojnë masat do të mbyllen, shkruan javanews. Madje ai tha se ata që shkelin protokollet e sigurisë rrezikojnë edhe burgin. Rama u shpreh se numrat në shtim për infektimet e reja janë shqetësues, por nën kontroll.

blob:https://www.facebook.com/0c4d07aa-45e1-4516-be6d-522bf2487170



Skip to toolbar