Pas fitores së një mandati të dytë në Tiranë në zgjedhjet e 30 qershorit, kryebashkiaku Veliaj i është futur me kokë punëve për të ndryshuar perferinë e Tiranës.
Veliaj ka premtuar gjatë fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit se zonat në periferi të Tiranës do jenë në fokus të punës së tij gjatë katër viteve të ardhshme. Dhe ky premtim ka filluar që tani që të vihet në jetë.
Në Kodër Kamëz po punohet për kopshtin dhe çerdhen. Punëtorët e objektit informojnë se brenda 1 muaji kopshti dhe çerdhja në Kodër Kamëz do të përfundojë.
Po kështu lagjja te Bregu i Lumit pjesë e njësisë 11 në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka rreth 49 vite e zhytur në harresë dhe ku nuk është vënë dorë në asnjë drejtim. E krijuar rreth viteve 1970, ajo lagje ka qenë thuajse e privuar nga të gjitha investimet qoftë në infrastrukturë, ujë kanalizime, ndriçim etj. Por tani kjo zonë është kthyer në një kantier pune. Është drejt përfundimit rruga me dy korsi dhe shumë shpejt pritet që të asfaltohet dhe të ndriçohet.
Kryqëzimi te “3”-shi (shinat) mund të quhet me plot gojën kërthiza e aksidenteve. Ky është epiteti që i kanë venë gjerësisht banorët e kësaj zone, një prej pikave më problematike në dalje të Tiranës, tek shkon drejt Kodër Kamzës. Por tani aty pamja thuajse ka ndryshuar tërësisht. Bashkia e Tiranës jo vetëm ka shtruar dhe rregulluar rrugën në atë zonë, por po vendos edhe sinjalistikë moderne, duke e kthyer kryqëzimin te “3”-shi (shinat), jo vetëm një zonë më të sigurtë për makinat dhe kalimtarët, por të njëjtë me të gjithë sinjalistikën moderne të instaluar në kryeqytet.