Vëllai i vrau gruan, burri nga burgu: Dënim me vdekje, të varet në litar. Shteti më shkatërroi jetën

AKTUALITET


“Dënim me vdekje dhe varje në litar”. Kjo ka qenë deklarata e fortë që Elton Capoku ka bërë për vëllain e tij, Erdetin, i cili i masakroi për vdekje gruan. Ngjarja e rëndë ndodhi në Paskuqan më datë 11 janar. Eltoni, që aktualisht ndodhet në burg, pasi është dënuar për trafik droge, është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Teksa në studio janë të pranishëm familjarët e gruas së tij, Enkeleda Çapoku, në një lidhje telefonike, Eltoni kërkoi dënim maksimal për vëllain e tij, ndërsa ka lëshuar një lumë me akuza për Policinë e Shtetit. Ai tha se ndonëse në muajin shtator gruaja kishte bërë denoncim dhe kishte marrë urdhër-mbrojtje, sipas tij policia nuk kishte bërë asgjë për të siguruar jetën e saj. Mes lotësh, Elton Çapoku tha se shtetit i kishte shkatërruar atij jetën dhe se i kishte nxjerrë në rrugë vajzën 18 vjeçe, ndërsa pas deklaratës ka mbyllur telefonin duke u ngashëryer.

Si e morët vesh lajmin?

I shpreh ngushëllime familjes së nuses sime të ndjerë. Jam i shokuar për ngjarjen. Dua të bëj përgjegjës shtetin, se nusja ime ka qenë me urdhër-mbrojtje. Kam kërkuar që të dalë me leje, dhe këta s’më kanë nxjerr. Ai lloj monstre ka vënë dorë mbi familjen time (Për vëllain). Në momentin që ajo ka marrë urdhër-mbrojtje, shteti s’ka reaguar. I bëj shtetit thirrje për të gjithë ata burra që vënë dorë ndaj nënave, grave, të dënohen dhe mos të dalin nga burgu.

Ju keni qenë në dijeni që vëllai juaj përndiqte bashkëshorten? Kishte marrëdhënie të prishura?

Para ca kohësh ai mostra ka jetuar aty te ne. E kemi përzënë se nuk e mbanim dot. Bënte gjeste, i kam thënë do të denoncoj në polici.. Pastaj ai përgjonte. Nusja ka thënë në polici që ajo të marrë masa. Mua më shkatërroi familjen shteti, më la vajzën rrugëve. Unë kërkoj drejtësi. I kam pasur marrëdhënie të mira me gruan.

Prej sa kohësh e përndiqte?

Nga shtatori që më tha, më tha; ‘do bëj denncimin’. ‘Ik bëjë’- i thash se s’kisha ca bëjë.

I ke thënë gjë vëllait; ‘më ruaj familjen’?

Jo si kam thënë gjë atij të kontrollonte familjen time. I kisha thënë; largohu që aty, s’ke punë me familjen time.

Kur e ke takuar Enkeledën?

Në shtator më duket e kam takuar. Bashkë me vajzën. Se mbaj mend mirë

Aty të ka treguar për problemet?

Më ka treguar dhe i kam thënë; ‘bëj denoncim se s’kam ca bëj, se unë jam në burg’.

Keni kërkuar të jeni pjesë e varrimit?

Po kam kërkuar. Ditën tjetër kam takuar vëllain dhe motrën time…Ata kanë bërë kërkesë.

Si e more vesh lajmin?

Më kanë thënë shokët.

Të treguar detajet?

Po e shoh me vëmendje TV. Për të tillin, kërkohet dënim me vdekje.

A ka pasur vëllai probleme të shëndetit mendor?

Kam 6 vite e kusur këtu, se di ca problemesh ka pasur. Se di si mund të jetë robi…

Nuk e ke njohur për të tillë?

S’e kam njohur për të tillë. Shteti të marrë masa. Ta var në litar. Shteti s’ka marrë masa, s’ka reaguar.

E ke takuar vajzën pas ngjarjes?

Kam arritur të takoj vajzën…. (Qan) dhe mbyll telefonin.



Skip to toolbar