Sherr në Kamëz, merret peng një person. Policia u vihet në ndjekje

AKTUALITET


Policia njofton se një person është marrë peng mesditën e së premtes në zonën  e Kamzës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:44, në rrugën  “London”. Sipas policisë disa persona janë përfshirë në një sherr të çastit dhe një nga personat e konfliktuar është marrë peng. Ai është futur me dhunë në një automjet dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje  të automjetit i cili është larguar menjëherë.


Shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë peng nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar