Vendimi për shkollat, reagon Basha: Rama është pa plan

Më të fundit


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në facebook mbi vendimin e marrës së fundi nga Ministria e Shëndetësisë për shkollat në kushtet e pandemisë.

“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë.

Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!” shkruan Basha.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se i ka propozuar ministrisë së Arsimit që duke nisur nga data 1 dhjetor, mësimi në shkolla të kryhet i alternuar, on line dhe fizikisht në klasë.



Skip to toolbar