Venecia përcakton rregullat e reja për vizitorët: Gjoba për turistët nëse…

BOTA

Rregulla të reja janë vendosur në Venecia për të menaxhuar fluksin e vizitorëve. Eksperimentimi i biletës së hyrjes në qytet ka nisur që në muajin prilli dhe synon të riorganizojë turizmin në vend, por së fundmi rregullat e reja kërkojnë të lehtësojnë jetën e atyre që jetojnë në qytet.  

Janë me qindra turistë të huaj, veçanërisht amerikanë, të cilët zbarkojnë herët në mëngjes në Riva degli Schiavoni.

Mirëpo, nga data 1 gusht do t’iu duhet të presin guida të specializuara që parashikon një kufi maksimal prej njëzet e pesë personash për grup. Më pas, udhëtarët ndahen në kontigjente të vogla. Midis rregullave të reja, parashikohet edhe ndalimi në vende si ura apo shkallë, që shkakton pengesë në lëvizjen e këmbësorëve.

Ditët e para të kësaj rregulloreje përgjithësisht janë zbatuar dhe ka pasur pak gjoba. Mirëpo temperaturat e larta e kanë bërë më të vështirë situatën për turistët, të cilët janë detyruar të grumbullohen në zona me hije duke krijuar një bllokim të përkohshëm trafiku.

 “Këto janë masat e vendosura për një bashkëjetesë më të mirë midis turistëve dhe atyre që jetojnë në qytet ”, tha Këshilltarja për Turizmin e Bashkisë së Venecias, Simone Venturini “Fokusi është të rritet cilësia e turizmit në Venecia, duke kufizuar stresin e shkaktuar nga një fluks i tepruar i këmbësorëve në zona të caktuara, i cili ndikon në cilësinë e jetës së banorëve dhe punëtorëve”, shtoi ajo.

Skip to toolbar