Verstappen mposht Bottas-Hamilton, rrëmben ‘polet’ në Hungari

SPORT


Max Verstappen është renditur i pari në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Hungarisë për botërorin e Formula 1. Piloti i Red Bull ka bërë paraqitje të mirë në provat zyrtare, duke arritur të lërë pas Valtteri Bottas me dhe Lewis Hamilton me Mercedes. Ndërkohë, zhgënjim në pistën e Hungaroringut ka qenë Ferrari me dy pilotët e tij, Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel. Verrstappen ishte vetëm 0.9 sekonda më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Pierre Gasly, që u rendit i gjashti.

Kaq ka mjaftuar, që piloti i Red Bull të lërë pas dyshen e Mercedec, që aktualisht kryesojnë botërorin e Formula 1. Pas provave, Verstappen u shpreh i lumtur duke treguar se “makina ishte e jashtëzakonshme, pasi ne e dimë gjithmonë se Mercedes ka pak më shumë fuqi”. Valtteri Bottas u rendit i dyti, ai bëri paraqitje shumë të mirë në xhiron e fundit, por nuk mjaftoi për t`i rrëmbyer Verstappen ‘polet’.

Ndërsa Hamilton u rendit në vendin e tretë, pasi ishte 0.197 sekonda nga kryesuesi, por pas provave, piloti britanik u shpreh optimist për garën e së dielës. Ndërkohë, Ferrari nuk ka qenë në ritmin e duhur në Hungari.

Leclerc u përplas në sezonionin e parë të provave me bordurën e pistës, duke dëmtuar pjesën e pasme të makinës së tij. Megjithatë piltoi debutues i Ferrarit arriti të rikthehet në pistë dhe të mbyll kualifikimin në vendin e katërt, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel, që përsëri i mungoi forca në makinën e tij.



Skip to toolbar