Vetëhelmohet pas sherrit me burrin, nëna me tre fëmijë pi ‘bar miu’

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tapi të Kuçovës, ku një 60-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ka tentuar t’i jap fund jetës duke pirë “bar miu”. Ngjarja ndodhi pas një sherri që ajo pati me bashkëshortin e saj, debate që ishin shtuar kohët e fundit për shkak të alkoolit që konsumonte ai vazhdimisht.

Pas grindjes, Mbarime Boduri shkoi në dhomën e saj, ka pirë helmin e më pas u shtri në krevat. Ajo u gjet pa ndjenja nga vajza dhe dhëndri i saj, të cilët e transportuan gruan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Gjendja e 60-vjeçares paraqitet e rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe sipas mjekëve ajo është vetëhelmuar me ‘bar miu’.



Skip to toolbar