Vetëplagoset aksidentalisht me pistoletë 15-vjeçari në Milot

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milot. Mësohet se një 15-vjeçar kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Si pasojë, ai është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë.

Sakaq, raportohet se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur 15 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë.

Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al




Skip to toolbar