“Vetëvendosja” ankohet për votat e emigrantëve

KOSOVA


Lëvizja Vetëvendosje bëri ankesë në lidhje me mosnumërimin e plotë të votave të ardhura nga emigrantët. Edhe pse më herët Qendra për Numërim e Rezultate deklaroi se ka përfunduar numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur me postë nga jashtë Kosovës, për Vetëvendosjen janë ende edhe 4639 vota të emigrantëve të pa numëruara të dërguara me postë.

Ankesa është dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, ndërsa në reagimin e saj Vetëvendosja cilëson që të mos cenohet demokracia dhe vullneti i lirë i zgjedhësve

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ushtroi ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mosnumërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 të dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga mërgata.

Mbrëmë u numëruan 13 491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhëroj KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë.

Arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë. Andaj ato fletëvotime duhet të numërohen.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosja.

Me numërimin e 13 491 votave të emigrantëve, Vetëvendosja thelloi edhe më tej fitoren e saj si dhe diferencën me LDK-në që vjen si partia e dytë më e votuar.



Skip to toolbar