Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në shtëpi për Endri Niken, i dyshuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Nika u arrestua pasi rezultoi që kishte fshirë mesazhet në celularin e të dashurës së tij Aldorjana Loshi, policja që u gjet e vetëvrarë në banesën e saj.
E reja shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5. Ajo u gjetur pa shenja jete pak ditë më parë nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.
Hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet se përse e reja i dha fund jetës, me armën e shërbimit.