Vetëvrasja e policies, “arrest në shtëpi” për të dashurin e saj, fshiu bisedat me të në celular

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në shtëpi për Endri Niken, i dyshuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Nika u arrestua pasi rezultoi që kishte fshirë mesazhet në celularin e të dashurës së tij Aldorjana Loshi, policja që u gjet e vetëvrarë në banesën e saj.


E reja shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5. Ajo u gjetur pa shenja jete pak ditë më parë nga familjarët e saj në banesën në rrugën ‘Ali Demi’.

Hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet se përse e reja i dha fund jetës, me armën e shërbimit.




Skip to toolbar