Këshilli i Ministrave ka akorduar 18 milionë lekë për disa prej institucioneve të drejtësisë së re. Vendimi i Këshillit të Ministrave akordoi shumën për organet e Vettingut që kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Konkretisht shuma prej 18 milionë lekësh do të ndahet në 7 milionë lekë për Komisionerin Publik, 9 milionë lekë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe 2 milionë për Komisionin e Posaçëm të Apelimit.
Vendimi u morr gjatë mbledhjes së të mërkurës të Këshillit të Ministrave me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë në kuadër të projektbuxhetit rezervë të 2019.
Procesi i Vettingu është një ndër më të vlerësuarit edhe nga ndërkombëtarët që do të bëjë të mundur krijimin e një drejtësie të re, që vijon me dorë të hekurt pastrimin e gjyqësorit nga korrupsioni dhe krimi.