VIDEO/ Aksioni me disa të arrestuar në Korçë, dalin pamjet nga magazina ku ruhej lënda narkotike

AKTUALITET


Një magazinë në të cilën u gjet lëndë narkotike, u zbulua këtë të enjte nga policia. Magazina u zbulua në Korçë, në fshatin Voskop, ndërsa droga e mbledhur ishte gati për t’u shitur.

ABC News sjell pamjet nga vendi ku edhe u zbulua magazina, siç shihet e përshtatur për mbajtjen e drogës.

Në pranga ranë 5-6 persona. Sipas informacioneve droga dyshohej se ishte marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për tu tharë, e më pas për tu tregtuar.

Gjithashtu sipas burimeve në magazinë u gjetën edhe armë zjarri./abcnews.al/



Skip to toolbar