VIDEO/ Digjen mbetjet poshtë urës pranë lumit Drojë, vështirësi për drejtuesit e automjeteve në Milot-Thumanë

Më të fundit


Ndotje dhe vështirësi për drejtuesit e automjeteve, smogu nga shtëllungat e tymit të zi, nga djegia e mbetjeve, mbetet problem ende i pazgjidhur.

Kjo ndodh pranë lumit Drojë, në autostradën Milot-Thumanë, nga hedhja e mbetjeve poshte urës në këtë autostradë, u vihet flaka duke krijuar ndotje të madhe.

Ky fenomen shfaqet në disa raste dhe duket se nuk ka gjetur zgjidhje, për institucionin e mjedisit.

Gjate së enjtes, nga oret e para të mëngjesit, vijon djegia e mbetjeve të hedhura poshtë urës pranë lumit Drojë, ndërsa dhe zjarrfikësit e Krujës apo dhe të Kurbinit, nuk kanë marrë masat në shuarjen e zjarrit.

Rrjedha e lumit Drojë, është ndarja adiministrative në qarqet Durrës dhe Krujë./abcnews.al



Skip to toolbar