VIDEO: Pamjet që tregojnë se si Izraeli i rrëzoi raketat e Iranit

BOTA


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet që tregojnë aeroplanët luftarak të Forcave Ajrore izralite duke rrëzuar disa nga dronët dhe raketat të lëshuara nga Irani.

Bëhet e ditur se të gjithë dronët dhe raketat janë rrëzuar jashtë hapësirës ajrore të vendit nga Forcat Ajrore Izraelite dhe aleatët e saj, duke përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Jordaninë dhe Francën.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale thuhet se tregojnë sistemin e mbrojtjes izraelite që ka aftësi të përgjojë dronët dhe raketat.

Izraeli është sulmuar nga mbi 300 dronë dhe raketa.

Por, falë sistemit të avancuar të mbrojtjes, ai arriti të mbrohet nga sulmet dhe të parandalojë dëmet serioze në vend.



Skip to toolbar