Video, si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë, ku vdiqën dy persona

AKTUALITET


Aksidenti tragjik i ndodhur në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, i mori jetën dy kalimtarëve një 36-vjeçari dhe një 72-vjeçareje. News 24 publikoi videon se si ndodhi aksidenti tragjik, ku makina Golf në tentativë për t’u kthyer në një rrugë dytësore, duket se merret para nga automjetit ‘Volkswagen New Beatle’ i cili përplasi më pas dy kalimtarët, Erion Ballën dhe Hidajete Salliun.

Në video duket qartë kur automjeti tip ‘Golf 4’ sapo do kthehej në rrugë dytësore u morr para nga automjeti tip ‘‘Volkswagen New Beatle”, i cili ishte me shpejtësi të madhe.





Skip to toolbar