Vidhen dy shtëpi në Peqin, autorët thyen dyert dhe morën 5 milionë lekë

AKTUALITET


Dy banesa janë vjedhur në qytetin e Peqinit. Banesat private që ranë pre e vjedhjes ndodhen në lagjen ‘Xhami’ në qendër të qytetit të Peqinit.

Autorët kur vepruan e pikasën mirë se në shtëpitë që u kishin vendosur syrin për t’i vjedhur nuk kishte njeri. Sipas policisë, shtëpitë që u grabitën janë në pronësi të H.E dhe I.E, ndërsa autorët kanë marrë rreth 5 milionë lekë dhe sende me vlerë.

Edhe pse shtëpitë ndodheshin në qendër të qytetit të Peqinit, autorët kanë qenë të pa shqetësuar, pasi kanë thyer dyert dhe dritaret në momentin që janë futur brenda. Policia ka nisur hetimet pas denoncimit, ndërsa e njëjta gjë në këtë qytet ndodhi edhe vitin e kaluar, ku u vodhën 10 banesa.



Skip to toolbar