“Vijmë për një jetë më të mirë”, vajza nga Afganistani në lot pasi kapet nga policia në Pogradec: S’jemi terroristë!

AKTUALITET


Ka shpërthyer në lot një vajzë e re nga Afganistani e cila u kap nga policia e Pogradecit ndërsa kishte kaluar ilegalisht kufirin duke hyrë në Shqipëri.

“Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë” – tha ajo, ndërsa bashkë me të janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë.

 “Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (Qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo.

Burime zyrtare nga policia thanë se 6 refugjatë afganë, mes tyre 3 të rritur dhe 3 fëmijë, u kapen nga policia në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”./realstory.al



Skip to toolbar