Vijnë 7020 doza të Pfizer, Rama: Drejt marrëveshjes me AstraZeneca

CORONAVIRUS


I ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur 7020 doza të tjera vaksinash antiCovid nga Pfizer, kryeminsitri Edi Rama tha se ka marrë premtim me shkrim edhe nga një tjetër shtet për të sjellë në Shqipëri në muajin prill 360 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Rama tha se marrëveshja nuk është firmosur, por pritet që së shpejti me këtë shtet të kemi një takim në nivel zyrtarësh të lartë.


“Fillimisht erdhën 1170 doza, sot 7020 doza dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas bllokimit në gjithë Europën do vijojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha ato doza të premtuara e për të vazhduar në prill e maj.

E rëndësishme të shpjegohet për qytetarët që e presin me padurim vaksinën, është se ndërkohë jemi në komunikim për të arritur një komunikim me AstraZeneca, në disa drejtime përvecse me kompanitë edhe me shtete të tjera. Një shtet mik na konfirmoi me shkrim dhënien e 360 mijë doza të vaksinënës AstraZeneca. Do të fillojnë të lëvrohen në muajin prill, por po e jap si info pa dashur të konfirmoj asgjë përderisa nuk kemi firmosur dhe vulosur marrëveshjen. Në një situatë si kjo që ndryshon cdo ditë mund të duket si propagandë e fushtë. Konfirmimi është si rezultat i një komunikimi shumë intensiv. Shpresoj të kemi një kontakt në nivel të lartë me qeverinë e këtji shteti dhe aty pastaj gjithçka do jetë publike, jo kontakt sekret”,- u shpreh kryeministri.




Skip to toolbar