Viktima e parë e vapës, gjendet i pajetë një i moshuar në Kuçovë

AKTUALITET


Trupi i pajetë i një 88-vjeçari është gjetur të dielën në një kanal në zonën e quajtur Ferma Partizan në Kuçovë.

I moshuari ishte deklaruar i humbur një ditë më parë nga familjarët e tij, të cilët kishin nisur kërkimet duke lajmëruar dhe policinë e shtetit. Por, shtetasi Ferit Kuçi, është gjetur pas 24 orësh i vdekur, shkaqet e së cilës mendohet të kenë qenë temperaturat e larta.


Të paktën kështu kanë konfirmuar familjarët e të ndierit, të cilët pasi kanë gjetur trupin e kanë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore. Pas kryerjes së inspektimit nga mjekët ligjor, është përcaktuar dhe shkaku, i cili mendohet të ketë qenë një arrest kardiak, për shkak të të nxehtit.

77-vjeçari bëhet vitima e parë e vapës për këtë vit, në një kohë që temperaturat kanë shënaur vlera maksimale të tyre dhe kanë shtuar ndjeshëm rrezikun e problemeve për qyetarët, sidomos për moshat e treta.




Skip to toolbar